Kombetarja/ Edgar Cani dhe Mergim Mavraj, premtojnë fitore ndaj Sllovenisë | ||||
|
Disfata me Islandën në një moment shpresë për kombëtaren shqiptare solli një zhgënjim të madh në radhët e tifozëve, pasi pritej që në dy përballjet e radhës kuqezinjtë të grumbullonin 6 pikë dhe të shpresonin për një pozicion sa më të mirë në renditjen. Gjithsesi kjo disfatë, që nuk është kaprdirë kollaj as nga futbollistët, nuk e ka prishur atmosferën dhe as e ka ia ka ulur moralin skuadrës. E garanton këtë mbrojtësi Mërgim Mavraj, sipas të cilit kuqezinjtë kanë mbështetjen e njëri-tjetrit dhe se do të bëjnë gjithçka për ta hedhur pas krahëve këtë zhgënjim me një fitore me Slloveninë. Marvaj siguron se do të jetë në fushë ndaj ballkanasve, pavarësisht dëmtimit që ka patur në brinjë, ndërsa për gabimet foshnjërake në mbrojtje u shpreh se në këto nivele kërkohet përqendrim maksimal gjatë 90 minutave. Për Edgar Canin nuk është momenti për të qarë humbjen me Islandën, pasi në Grupi është është i ekuilibruar dhe Shqipëria mund të fitojë më çdo kundërshtar në ndeshjet e ardhshme. Loja dhe goli i Canit ndaj Islandës kanë krijuar bindjen që 23-vjeçari do të jetë titullar edhe ndaj Sllovenisë, ku në krah të tij do të jetë me siguri Armando Sadiku, me të cilin, siç e pranon edhe vetë, është ndier shumë mirë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4436 |