Jahmir Hyka ne prag “Divorci” me Maincin !? | ||||
|
Jahmir Hyka megjithese ishte ne bankine ne ndeshjen e fundit qe skuadra e tij e Maincit barazoi me Hamburgun ne fushen e saj, nuk eshte aspak i lumtur me situaten ne te cilen gjendet qe nga fillimi i sezonit. Ku deri me tani po ti mbledhesh te gjitha minutat qe ai eshte aktivizuar nuk i kalojne as 45-se minuta. Shume pak per nje lojtar aq me shume qe mjafton te kujtojme qe eshte pjese dhe e kombetares Shqiptare. Menaxheri i klubit te Maincit Heidel deklaron se : “Jemi duke bere bisedime me ato lojtare qe jane aktivizuar shume pak ose fare me skuadren tone per te pare mundesine e kalimit te tyre ne skuadra te tjera gjate merkatos se Janarit. Per cdo futbolliste ne fund vendos trajneri se si jane shanset nese duhet te jene a jo pjese e klubit tone”. Ne kete liste te lojtareve bene pjese dhe mesfushori i kombetares Shqiptare Jahmir Hyka. Duhet pritur merkatoja e Janarit per te marre vesh nese mesfushori shtat shkurter eshte apo jo ne planet e trajnerit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5473 |