Kombëtarja/ De Biazi : Kristi Vangjeli, ke luajtur pak këtë sezon | ||||
|
Trajneri De Biazi i është kundërpërgjigjur deklaratës së bërë publike në media të Kristi Vangjelit, që thoshte: "Çfarë duhet të bëj që të rifitoj kombëtaren?". Tekniku kuqezi e ka sqaruar kështu: "Vangjeli thjesht duhej të aktivizohej më shumë me ekipin e tij, të ishte më në formë. Kjo është filozofia për të gjithë lojtarët e grumbulluar, jo vetëm për të. Kjo vlen edhe për Bakajn, që ka lënë pas një dëmtim. Me një ndeshje të plotë 90 minuta tani në fund të sezonit, nuk mund të ftoj lojtarë të tillë. E njëjta situatë vlen edhe për Hykën, i cili nuk është aktivizuar rregullisht, plus që nuk e shoh shumë luftarak në krahasim me të tjerët që kam thirrur. Kjo është ndeshje specifike, por nuk do të thotë që këta lojtarë nuk janë në vëmendjen time për ndeshjet e tjera". Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4235 |