HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Në fokus/ De Biazi: Faleminderit tifozëve shqiptarë!
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 12 Qershor 2013 22:24   pdfShtypEmail

giani de biassiDe Biazi! De Biazi!” Ishin këto thirrje që u dëgjuan disa herë në stadiumin “Qemal Stafa” në ndeshjen e fundit mes Shqipërisë dhe Norvegjisë. Natyrisht, trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, nuk e ka pasur mendjen te thirrjet e tifozëve, pasi ka qenë i përqendruar te ndeshja, për të mos i zhgënjyer ata, edhe pse një farë dëshpërimi ka pasur në fundin e ndeshjes pas golit të barazimit të miqve. Por dje trajneri italian nuk i ka harruar tifozët shqiptarë, duke u bërë një përshëndetje të përzemërt, si për t’u dhënë një falënderim nga ana e tij për atë mbështetje tejet të zjarrtë, si asnjëherë tjetër më parë në stadiumin “Qemal Stafa”.

Falenderimi
Trajneri i përfaqësueses shqiptare, pas kthimit në Itali, ka falënderuar tifozët kuqezi, për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë ekipit kombëtar në ndeshjen Shqipëri-Norvegji. Në rrjetin e social “Facebook”, numri një i pankinës shqiptare ka shkruar: “Një atmosferë shumë e bukur, çfarë emocionesh të mëdha! Falënderoj tifozët shqiptarë për mbështetjen!”. Trajneri e pranoi se ndaj Norvegjisë skuadra gaboi në 15 minutat e fundit të ndeshjes, ku dhe norvegjezët barazuan në shifrat 1-1. Vetëm 2 pikë larg rekordit, që mbahet nga Shqipëria e Brigelit (12 pikë grumbulloi në fund të eliminatoreve Euro 2012), ekipi i drejtuar nga De Biazi, në katër ndeshjet e mbetura premton shumë më tepër. Trajneri italian ka fituar admirimin e tifozëve për punën serioze, përkushtimin dhe pasionin me të cilën ai kërkon të arrijë sukses.

E ardhmja
Pas gjashtë ndeshjeve të para eliminatore ‘Brazil 2014′, Shqipëria nën drejtimin e De Biazit pozicionohet në vend të dytë, në Grupin E me 10 pikë. Kuqezinjtë (të 38-ët në FIFA, si kurrë më parë) kanë lënë deri tani pas katër ekipe, dy prej të cilave kanë luajtur në finalet e Botërorit në 20 vitet e fundit. Norvegjia ndodhet vetëm 9 pozicione para nesh në FIFA, së cilës i morëm katër pikë pas dy ndeshjeve direkte. Vetëm skuadra kryesuese e grupit E, Zvicra, ka shanse më shumë se kuqezinjtë, kur duhen edhe katër ndeshje për të prerë një biletë në finalet e Kupës së Botës. Më 6 shtator, në Slloveni, Shqipëria do të luajë ndeshjen e shtatë eliminatore, që do të jetë vendimtare, për suksesin kuqezi. Do t’i mjaftonte një barazim De Biazit, për të lënë pas një herë e mirë sllovenët, por pse jo, edhe ekipet e tjera të grupit dhe për të siguruar vendin e dytë në Grupin E. Trajneri ka nisur të mendojë për miqësoren e gushtit, atë ndaj Estonisë. Të tjerë lojtarë do të jenë në provë dhe do të debutojnë me Shqipërinë, në atë që konsiderohet tashmë “revolucion kuqezi”. De Biazi ka përkrahjen maksimale për punën e bërë, nëse ai do të mundet ta çojë Shqipërinë në “play-off”, atëherë do të gdhendë me shkronja të arta emrin e tij në historinë e futbollit shqiptar.


busy
komente