Kristi Vangjeli: I jap leksion Crvena Zvezdës, rikthehem në kombëtare! | ||||
|
Mbrojtesi i Chernomorets Kristi Vangjeli, nuk ka aspak ndrojtje ta shprehi deshiren e madhe qe ka per te mundur skuadren serbe Crvena Zvezda (Ylli i Kuq). Skuadra ku ai aktivizohet - Chernomorets Odessa do te përballet ne turin e trete te Europa League me nenkampionen e Serbise, Crvena Zvezda. “Mezi pres. Do të jetë një kënaqësi shumë e madhe ti shkatërrojmë ish kampionet e Evropes”, u shpreh Kristi Vangjeli per Albaniasoccer Media (www.albaniasoccer.com). Crvena Zvezda, një nga skuadrat më popullore ne kampionatin Serb do të ndeshet ne turin e trete eliminator te Europa League me Chernomorets, skuadra ku luajne dy shqiptaret Kristi Vangjeli dhe Elis Bakaj. “Unë kame luajtur ndaj tyre kur isha me Aris. I kemi shpartalluar 3-0 ne 8 nentor 2007 kur luanim ndeshjet e grupeve ne UEFA Cup edhe kur trajnerin e kishim Boshnjakun Dushan Bajeviç i cili sapo kishte ardhur nga Crvena Zvezda”, vazhdoi Vangjeli. “Ti mund edhe një here tani që jam në Ukrainë dhe ti hap rrugen rikthimit ne kombetare”, theksoi mbrojtesi 27 vjecar i cili vazhdon stervitjen intensive me skuadren e tij. “Ndihem mire dhe po punoj intensivisht te qendroj ne forme optimale fizike dhe te jem I gatshem te rikthehem ne kombetare”, theksoi Kristi I cili nuk eshte aktivizuar si lojtar I saj qe pas barazimit pa gola ndaj Kamerunit. Skuadra Ukrainase Chernomorets u kualifikua ne turin e trete pasi eliminoi Dacia te Moldavise, skuader qe nxorri jashte gare Teuten. Pervec, Europa League, skuadra e dy shqiptareve eshte e integruar edhe ne takimet e kampionatit Ukrainas qe ka permbyllur tre javet e para. Sot, Chernomorets ishte mysafire per te luajtur ndeshjen e Javes se trete ndaj Shahktar Donetsk. Vangjeli ne kete takim u aktivizua gjate gjithe pjeses se dyte por skuadra e tij ishte e pafat. “Humbem 0-1 nje takim gjate se cilit krijuam disa raste te pastra, por nuk mundem te konkludonim me sukses mundesite e paraqitura”, shpjegoi mbrojtesi, per te cilin ky ishte takimi i pare qe luan ne kampionat kete sezon per skuadren e tij e cila kishte barazuar dy ndeshje 1-1 dhe kjo ishte humbja e pare gjate ketyre tre javeve te para. “Eshte fillimi I kampionatit, por per koincidence qe pas humbjes me Shakhtar ne Superkupe kur trajneri me nxorri nga loja menjehere sa shkaktova nje penallti, nuk kasha luajtur dhe ky ishte takimi I pare qe u aktivizova ne kampionat kete sezon dhe pikerisht ndaj Shakhtar“, tregoi Vangjeli qe pas takimit te sotem fokusimi I tij ka filluar perqendrim total vetem tek Crvena Zvezda. “Ndaj tyre dua vetem fitore dhe nje loje dominuese dhe te mire sidomos nga une dhe Bakaj”, mbylli prononcimin e tij per Albaniasoccer Media (www.albaniasoccer.com) mbrojtesi Kristi Vangjeli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4495 |