Kombetarja/Loret Sadiku do te veshe fanellen kuq e zi | ||||
|
Loret Sadiku eshte emri i rradhes i cili pritet ti afrohet kombetares shqiptare. Trajneri De Biazi prej kohesh ka insistuar per ta pasur Sadikun ne formacion dhe drejtuesit e FSHF-se kane nisur menjehere nga tratativat. Ne medyshje per te zgjedhur mes dy kombetaresh midis asaj te Suedise dhe te Shqiperise , Loret Sadiku ka bere zgjedhjen e tij per te veshur seshpjeti fanellen kuq e zi. “Ka qene nje vendim i veshtire por sigurisht qe kam menduar shume per kete, drejtuesit e FSHF-se treguan dashurine me te madhe, ndaj dhe une bera zgjedhjen time. Nuk ka qene vendim i lehte pasi dhe Marcus Allback, dhe drejtuesit e skuadres Suedeze kerkuan te luaja per ta, por une e kisha vendosur” eshte shprehur Sadiku per mediat e suedeze.Loreti pret qe seshpejti te jete ne grumbullimin e rradhes per takimin me Islanden. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4353 |