E ardhmja e Kosoves mund te sjelli krijimin e nje kom
betare futbolli dhe ndryshime te mundshme edhe ne perberjen e kuqezinjve te Shqiperise. Mediat belge kane krijuar nje formacion me lojtaret te cilet ne te ardhmen mund te veshin fanellen e perfaqesueses se Kosoves. Portali ‘lameuse.be’ ka perfshire ne formacion edhe talentin e Manchester Unitedit, Adnan Januzajn, te cilin po e kerkon Kombetarja e Belgjikes. Nje lajm i tille duket se deshiron te percaje shqiptaret e Shqiperise me ata te Kosoves dhe menjehere reagimet ne faqe te ndryshme ne internet kane qene te forta. Ne porte sipas formacionit do te ishte Samir Ujkani, ne mbrojtje jane Lorik Cana e Mergim Mavraj te ndihmuar nga anesoret Taulant Xhaka e Perparim Hetemaj. Formacion 4-5-1, ka bere qe mesfusha te perbehet nga Granit Xhaka, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Adnan Januzaj dhe Valdet Rama, kurse ne sulm i vetem eshte Admir Mehmedi i Freiburgut edhe pse ky i fundit nuk ka te drejte te luaj per Kosoven pasi eshte nga Maqedonia. Nje shumice e madhe tifozesh kosovar e kane perkrahur kete ide per tu ndare nga Shqiperia ndersa ne Shqiperi kane qene kunder idese per nje kombetare kosovare.
|