HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Josip Kuzhe : Zbori ishte mjaft i frytshem
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 11 Janar 2010 15:27   pdfShtypEmail

josip_kuze_armand_dukaTrajneri Josip Kuzhe, zhvilloi të hënën në orën 11.00, në sallën e konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit, një konferencë për shtyp. Tema e saj kishte lidhje me zborin stërvitor të skuadrës kombëtare në Antalia të Turqisë. Trajneri Kuzhe, e cilësoi zborin si mjaft të frytshëm. "Kushtet dhe i gjithë organizimi, ishin jashtëzakonisht të mira. Po kështu edhe atmosfera në skuadër. Patëm rast që të punonim me lojtarë të talentuar në kushte të shkëlqyera".Më pas, trajneri i përfaqësueses shqiptare foli konkretisht për disa elementë të spikatur, sidomos në lojën sulmuese të skuadrës. Sa i takon ndeshjeve të zhvilluara atje, trajneri Kuzhe u përgjigj se rezultati i tyre nuk kishte rëndësi për vetë qëllimin që kishte zbori. "Që ditën e parë kam diskutuar me lojtarët dhe jua a kam bërë të qartë se qëllimi i këtij zbori, është vëzhgimi dhe puna individuale me futbollistët. Ne nuk ishim skuadër. Kjo u vu re sidomos në pjesën e parë të ndeshjes me Adanaspor, ku lojtarët e kishin të vështirë të mirëkuptoheshin me njeri tjetrin. Megjithatë edhe në këtë aspekt, sidomos në ndeshjen e dytë, treguam shenja të mira".Në përfundim, trajneri deklaroi se eksperienca e Antalias ishte e frytshme dhe do t'i shërbejë mjaft në ardhmen futbollistëve kandidatë për ekipin kombëtar.

Media FSHF


busy
komente