HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ekskluzive/ ROYAL S.C. fiton Turneun "Boteror" Panjot Pano
nga AlbaniaSoccer   E premte, 08 Korrik 2011 05:55   pdfShtypEmail

panajot_pano_Sot , në Xhaksonville të Floridës, përfundoi turneu futbollistik "Boteror" 2 ditor “Kupa Panajot Pano”. Në këtë turne të futbollit të vogël 7x7 morën pjesë 8 ekipe të Ligës amatore të futbollit B.A.S.L. (Beach Adult Soccer League) me lojtarë me moshë mbi 40 vjeç. Ky turne u organizua në fushat e parkut Ërl Xhonson. Ditën e pare (të mërkurën) nuk pati asnjë barazim. Ekipi shqiptar “Royal S.C”. ju desh të djersiste shumë me ekipin “Rush”, për të përmbysur disavantazhin (0-1) e krijuar shumë shpejt. 3 herë shtyllat i “nxorrën” topat jashtë, më shumë se në 5-6 raste ish-portjeri i Sudamericano-s tregoi klasin e tij. Por sulmet pressing të ish futbollistëve të ekipeve të ndryshme të të rinjeve në Shqiperi dekada më pare, arritën t’i shënonin 2 gola Trevor Isacs. Në fushën “fqinjë “ , boshnjakët e F.C.Bosnja fituan gjithashtu 2-1 kundër “fqinjëve” sërbo-kroat të U.S.Dinamo.

Në ndeshjet e dyta, shqiptarët e Silver Eagles ( me bazë ekipin kampion të B.A.S.L.sezonit 2009) paguan disa mungesa në fomacion dhe u mund nga ekipi “The Revolution” 2-4 . Në anën tjetër , “The Friends” mposhtën ” P.T.C. Computer” dhe sot (në orën 19:30 kanë qenë përballë “boshnjakëve”. Shtatëshja e “Royal S.C.” ka dalë në fushë për tu marrë revanshin “The Revolution” dhe për të luajtur finale për fitimin e Kupës “Panajot Pano”!

Ne gjysmefinalet e sotme , ne fushen B, F.C.Bosnja shkaterroi ekipin serbo-kroat "Friends", ndersa ne fushen A, shqiptaret e Royal S.C fituan 4-2 ndaj Revolution,

Ne finale e cila filloi ne 8:40 PM te dy ekipet , Royal S.C. dhe F.C.Bosnja shpalosen shume eneregji, Loja qe e shpejte dhe disi e ashper, por korrekte. Boshnjaket shenuan te paret por me vone, fale shpirtit te larte te gares shtateshja e Royal edhe pse te moshes 30-40 vjec shtuan epersine. Rezultati perfindimtar 5-2. Kupen e turneut e dorezoi Nertila Pano, e bija e Mjeshtrit.

Legjenda e futbollit tonë, Panajot Pano, I ka drejtuar në turne te meparshme të dy ekipet e B.A.S.L. të Xhaksonvillit . Me të dy ekipet Pano është shpallur kampion si trajner. Interesimi ka qenë vërtetë një surprise. Një poster I madh I Panos diku pranë “pankinave” u krijoi emocione shumë prej te pranishmëve. Disa prej tyre ju kujtohej “Profesori” dhe shprehnin keqeardhjen për largimin e tij nga jeta. Nuk munguan edhe foto që bënë disa pranë posterit të të pavdekeshmit Panajot Pano por dhe falenderim për ftesën që u kishin berë në këtë tournament të organizuar nga biznesmenë të fusqishemm dhe shumë të respektuar në Xhaksonvill, aty ku Florida fillon.

Interesim për këtë tournament përkujtimor tregoi dhe stacioni televiziv “Channel 4” I cili në lajmet e mbrëmjes bëri një koment nga gazetari shumë I njohur sportive Sam Kuvaris I shoqeruar dhe me filmime e interviste për rreth 2-3 minuta! Po ky gazatar e quajti kete turne "Boteror" ne komentin e tij sepse luanin futboll ekipe nga nacionalitete te ndryshme. Ekipe me baze boshnjake, serbe, kroate, meksikane/latine sic ishte edhe ekipi PUSH  me baze nga Xhamajka, nje ekip tjeter me shume spanish Ne fund te takimit u organizua nje banket i lire per te gjithe. Sot ishte gjithashtu dhe nje kameraman i BOROVA.TV

Kupen e lojtarit me te mire e mori Steve Daragjati


Nga Enver Tonuzi
Xhaksonville, FLORIDA, USA


busy
komente