U-17/ Shqiperi – Gjermani 0-1 | ||||
|
Kuqezinjte e vegjel jane mundur sot nga Gjermania me nje rezultat minimal 0-1. Trajneri Xhemal Mustedanagic kishte hedhur ne fushe nje skuader solide qe perballoi presionin e madh qe ushtruan gjermanet. Nje 11-metersh i shkaktuar ne minuten e 52-te nga lojtari i Teutes Kristi Marku i dha mundesine Gjermanise te shenonte golin e vetem por me shume vlera ne kete ndeshje. Shqiperia e ka pasur te veshtire te dale nga zona dhe te veje ne veshterise kundershtarin e saj dhe me teper ka menduar te mbrohet e te mos pesoje gol. Megjithate per kombetaren e 17-vjecareve duke pasur parasysh nivelin e larte te kundershtarit edhe ky rezultat konsiderohet i pranueshem. Ndeshja e fundit ne grup per eleminatoret e kampionatit Europian do te jete ndaj Estonise dhe kuqezinjve tane i duhet vetem te barazojne per te vazhduar me tutje.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5578 |