Miqesore U-17/ Shqiperi-Bullgari 2-0 | ||||
|
Kombëtarja shqiptare U-17, ka mundur 2-0 Bullgarinë në një miqësore, në kuadrin e përgatitjeve që ajo po kryen për në kualifikueset e kampionatit europian të kësaj kategorie. Ekipi i drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç, ka qenë superior në një pjesë të madhe të lojës, duke bërë një paraqitje të mirë. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, nga ana e Bejkos dhe Muratit, ndërkohë që skuadra jonë kombëtare krijoi një mori rastesh të tjera, të cilat po të ishin realizuar, mund ta bënin edhe më të thellë rezultatin e kësaj ndeshjeje. Shqipëria e 17-vjeçarëve, ka zhvilluar brenda një kohe të shkurtër takimin e tretë miqësor. Dy takimet e para, në kuadrin e këtyre përgatitjeve, ajo i zhvilloi kundër Sllovenisë. FSHF
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5796 |