Ne fokus/ Xhemal Mustedanagiç seleksionon futbollistet e lindur ne vitin 1997 | ||||
|
Trajneri i Kombetares se Shqiperise U-17, Xhemal Mustedanagic ne Qendren Futbollistike Kamez ka seleksionuar futbollistet e lindur ne vitin 1997. Ky ishte seleksioni i fundit per ta sepse te tjerat ishin zhvilluar me pare nen drejtimin e Sektorit Teknik dhe Sektorit te Ekipeve Kombetare prane Federates Shqiptare te Futbollit. Angazhimim i lojtareve te rinj ishte i larte per te treguar vlerat me te mira ne fushen e lojes. Trajneri Mustedanagic ka vleresuar prezencen, perpjekjet dhe nivelin e treguar nga kryeqytetasit e rinj, por njekohesisht ka vene perpara tyre nje varg me kerkesa per te ardhmen. “Jane te mire, kane deshire te madhe per futbollin, por nuk mjafton vetem kjo duhet me shume profesionizem, regjim dhe perpikmeri per futbollin modern". ka perfunduar deklaraten e tij Xhemo. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6790 |