Romë/ Turneu miqësor U-19 ,Shqipëri-Greqi 2-0 | ||||
|
Në ndeshjen e tretë dhe të fundit ne turneun miqësor Romë skuadra përfaqësuese e Shqipërisë ka fituar me Greqinë me rezultatin e pastër 2-0. Në pjesën e parë kuqezinjtë e rinj kanë treguar nivel të lartë loje duke shënuar dy gola me anë të Ymerajt dhe një autogol të Vasilidis. Ndonëse me këtë avantazh edhe në pjesën e dytë gjithçka është zhvilluar në gjysmëfushën e skuadrës greke dhe lojtarët tanë kanë humbur disa raste shumë të mira për shenim, madje është goditur dy herë edhe shtylla e portjerit helen. Me këte fitore Shqipëria grumbulloi 4-pikë në tre ndeshje duke bërë një figurë të mirë me nivelin e saj te lojës. Trajneri Strakosha ka mbetur i kënaqur nga të besuarit e tij për këtë turne miqësor duke tërhequr vëmëndjen për një përgatitje më të lartë në të ardhmen. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6830 |