Miqesore/ Shqiperi (U-21) - Poloni (U-21) 2-2 | ||||
|
Ka perfunduar ne barazim ndeshja miqesore mes shpresave te Shqiperise dhe asaj polake. Ky takim eshte luajtur sot ne mesdite ne stadiumin e Fierit “Loni Papuciu”. Ka qene nje ndeshje e bukur qe ka prodhuar dhe tension te panevojshem mes lojtareve ne fushen e lojes. Gola, kartona te kuq e te verdhe per ted y skuadrat por dhe debate ne gjaknxehtesi. Lojtaret e trajneri Bushati kane dhene sinjale pozitive ne kete takim ku kane spikatur Bekim Bala dhe Odise Roshi. Te dy futbollistet shenuan nga nje gol, por gjithashtu rane ne sy edhe per cilesite e tyre. Fillimisht kane shenuar miqte qe kane gjetur rrjeten ne minuten e 24’ te pjeses se pare. Ne fraksionin e dyte te lojes, ka barazuar sulmuesi I Vllaznise Bekim Bala. Me pas vetem tete minuta para fundit te lojes serish polaket kane kaluar ne avantazh me ane te Kaszubes. Nuk ka zgjatur shume gezimi I miqve e per te barazuar kete takim miqesor ka menduar mesfushori me tipare sulmuesi, Odise Roshi ne minuten e pare shtese.
Golat: Bala 51, Roshi 91/ Grosicki 24, Kaszuba 82
Shqiperia:Mocka(Frasheri92), Frasheri, Semina, Peqini, Cikalleshi, Lilaj(Volina87), Roshi, Vucaj, Sykaj, Gava(Dosti 69), Bala. Tr : A. Bushati Polonia: Sandomierski(Gliea 46), Burliga(Kozinski 14), Kieruzel, Steinke(Pozniak 46), Basta, Borysiuk(Ealasek 46), Maka(Lisiecki 46), Klich, Kaszuba, Grosicki, Banasik.Tr : A. Zamilski Gjyqtar : K.Meta, R Dobruna, R. Avdo Karton te verdhe: Hoxha, Sykaj, Roshi, Kieruzel, Basta Karton te kuq: Roshi, Lilaj / Gancarczyk
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7641 |