Ndahet nga jeta, talenti kosovar Shpetim Hysenaj | ||||
|
Eshtë ndarë nga jeta futbollisti Shpetim Hysenaj në moshen 20-vjeçare.Ai humbi luften kundër kancerit në gjak.Hysenaj është futbollisti i trete shqiptar ne pak me shume se nje vit që ndahet nga jeta pas Brian Filipit dhe Besian Idrizaj. Hysenaj karrieren futbollistike e ka filluar ne FC Wil, prej moshes 15 deri 17-vjeçare ka qene pjese e FC Concordia Basel. Ne moshen 17-vjeçare ka kaluar ne FC OB Basel si zevendesim i talentit turko-zviceran Eren Derdiyok qe kishte kaluar ne FC Basel. Ai ka qene pjese i U-15 dhe U-17 te talenteve kosovare ne Diaspore ne Federaten e Futbollit te Shqipetareve ne Gjermani, se bashku me Faton Toski, Mergim Mavraj, Valdet Rama, Advan Cakiqi etj. Ai ka qene ne vitin 2007 ne provat e organizuar nga FSHF-ja dhe ne menyre qe te kaloj sa me shpejt ne ekipin e shpresave e mori oferten nga ekipi i liges se dyte zvicrane, FC Winterthur. Mirpo, per fat te keq ne kontrollet mjekesore te bera u konstatua se ai vuante nga semundja vdekjepruerse e leucemise. Po ashtu, tranjeri i U-23 te VfL Wolfsburg, Bernd Hollerbach donte ta merrte ne Niedersachsen, mirpo, pas nje lufte dy vjeçare me semundjen ai e humbi ate dhe u nda nga jeta me 11.10.10. Ne te gjithe Shpetimin e kujtojme me ate te qenurit te tij te paster dhe te bukur. Ishe nje djale i shkelqyer e kishe marre jeten me impenjim dhe per kete ne te gjithe duhet te jemi te bashkuar per te cuar perpara mesimin dhe mesazhin tend. Zot jepi rinine e perjetshme dhe na mbro te gjitheve me embelsine qe Shpetimi na dhuroi, me shpresen dhe vitalitetin e tij. R.I.P Shpetim Hysenaj!!! Sami Bacaj Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7449 |