Vllaznia fiton 2-0 kunder Teutes dhe pren bileten per ne finale | ||||
|
Vllaznia ka arritur te preje bileten per ne finalen e kupes se Shqiperise qe do te luhet ne 9 Maj ne stadiumin “Qemal Stafa”. Kuqeblute kane arritur te permbysin disavantazhin e ndeshjes se pare, kur u munden nga Teuta ne Durres me rezultatin 1-0 dhe kane fituar 2-0 sot ne “Loro Borici”. Nje atmosfere e zjarrte ne tribuna ka ndihmuar lojtaret shkodran qe per asnje moment te mos heqin dore nga deshira per tu kualifikuar per ne finale. Vllaznia ka vuajtur per me shume se 70’ minuta pasi durrsaket ishin mbyllur mire ne mbrojtje por ka mjaftuar nje gol i boshnjakut Haxhibulic qe me koke ka arritur te zhbllokoje rezultatin ne minuten e 72’. Kaq ka mjaftuar qe te pranishmit ne “Loro Borici” te kalojne ne delir. Nuk kane kane me shume se 5’ minuta dhe lezhjani Smajli ka firmosur golin e dyte dhe te kualifikimit per shkodranet. Vllaznia 2 Teuta 0 Shenues: Haxhibuliç 72’ Smajli 77’ Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4635 |