Kupa/ Dinamo - Vllaznia 1-0 | ||||
|
Takimi i dyte gjysem finalist i Kupes se Shqiperise midis Dinamos dhe Vllaznise eshte permbyllur me kualifikimin e tiranasve. Ndeshja e pare perfundoi me rezultatin 2-1 ne favor te Vllaznise, por qe dukej me shpresedhenes per Dinamon, pasi kishte nje gol ne fushen kundershtare. Goli i Brkicit sot i dha mundesine Dinamos qe te luaje finale e Kupes pasi kishte hequr dore plotesisht nga kampionati. Ne pjesen e pare loja nisi disi e qete nga te dyja kampet ku shkodranet vec ruajties se rezultatit kishin qellim qe te shenonin nje gol per ti vene “vulen” kulaifikimit. Sulmi pa pretendimie i dinamoviteve ne minuten e 20’ te takimit shfrytezohet ashtu sic duhet nga Brkic, i cili dergon topin ne rrjete dhe ne kete moment siguron kualifkimin ne finale te Dinamos. Pas golit te shenuar vendasit detyrohen te mbrojne rezultatin dhe pothuajse kthehen ne mbrojtie. Josa ben nje ndryshim taktik ne fushen e lojes duke krijuar formacionin 3-4-3 ne fushen e lojes. E gjithe skuadra shkodrane gjendej ne vijen e sulmit , por pa arritur te barazoje ne pjesen e pare. Ne pjesen e dyte ashtu si ne pjesen e pare Artan Myrgjyshi rreshton ne mbrojtie skuadren duke krijuar nje “garde” me gjashte mbrojtesa perpara portierit Alban Hoxha. Ky mendohet se eshte nje gabim i teknikut te Dinamos pasi u la shume hapsira miqve qe ti afrohen portes. Ne minute e 66’ ishte Sukaj ai qe sulmoi porten, por kete radhe shpetimtari eshte Brkic qe largon topin me koke. Ky do te ishte nje gol i sigurte, por prania e serbit ishte e duhura ne kete takim. Ne minutat perfundimtare te takimit shkodranet paten moment nervozizmi dhe filluan me nderhyrjet e renda qe shkaktuan zevendesimin e Opokut dhe ne loje ne vend te tij u vendos i riu Peqini. Vershellima e kryesorit Remzi Sadiku pas tri minutave shtese i jep kualifikimin Dinamos dhe bashkimin e saj me Tiranen ne nje finale-derbi ne daten 8 Maj ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa”. Besi Donati Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4461 |