Kupa/ Besa - Tirana 1-1 | ||||
|
Takimi i pare gjysem finalist i Kupes se Shqiperise midis Beses dhe Tiranes kishte perfunduar me rezultatin 1-0 ne favor te Tiranes me autogol te Bledar Mancakut ne minute e 15’ te takimit. Sot takimi i kthimit vendosi gjithcka. U duk se loja do te kalonte ne dy shtesa nga 15 minuta pasi pjesa e pare e takimit perfundoi me rezultatin 1-0 per Besen me gol te Dos Santos ne minuten e 21’ ta takimit, por nuk ndodhi keshtu pasi Bekim Bala barazon rezultatin ne minute e 69’. Ne pjesen e pare ishin vendasit qe iu drejtuan me shume se ne dhjete raste per te shenuar, por mbrojtia e Tiranes me ne krye Rezart Dabullen dhe Tefik Osmani benin te pamunduren qe sulmi i Beses me dy autoret Ariel Shtini dhe Marko Dos Santos te zmbrapseshin disa here. Ne minute e 21’ nuk fal braziliani Dos Santos, ai kalon mbrojtien po ashtu edhe portierin Lika dhe shenon. Stadiumi Besa i gjithi ne kembe per te pershendetur brazilianin per golin e shenuar. Minutat me pas nxorren ne pah nje Bese me kerkuese ne drejtim te golit. Disa raste te pastra per shenim, por qe Sefa dhe Shtini nuk finalizuan ashtu si duhej. Mbyllet pjesa e pare me rezultatin shpresedhenes per Besen 1-0. Ne pjesen e dyte u duk se Tirana shpalosi qartazi synimet e saja. Sulmi u perforcua ku ne ndihme te tij erdhi dhe mesfusha. Dukej qarte qe Tirana kerkonte gol me patjeter pasi mbrojtesi i fundit i Tiranes, Tefik Osmani qendronte ne rrethin qendror te mesit te fushes. Sulmet e shpeshta te tiranasve u shperblyen ne minute e 69’ kur Bekim Bala perfitoi nga nje gabim ne mbrojtien kavajase dhe shenoi golin e barazimit, kete gol qe e kualifikoi Tiranen ne finale. Minutat me pas detyruan trajnerin vlonjat te Beses, Gerti Haxhiun qe te nxirrte ekipin ne sulem, por pa mundur te ndryshojne asgje. Ne minuten e 89’ Fatjon Sefa ben nje gjuajtie te forte ne porten e brojtur nga Lika, por qe ky top u grushtua me veshtiresi ne vijen fatale te portes nga “gardiani” i portes se Tiranes. Ne kete moment e gjithe skuadra kavajase i drejtohet arbitrit Pashai duke protestuar kundrejt tij, por ai u konsultua me asistentin e pare Denis Rexha dhe vendosi qe loja te vazhdonte e qete. U mbyll ky takim pas tri minutave shtese, nje takim qe i dha kualifikimin Tiranes ne finale. Ne kete minute Tirana ishte finalistja e pare e kupes se Shqiperise per sezonin 2010-2011 pasi Dinamo sapo kishte nisur te luante takimin ne “Qemal Stafa” ne ato minuta. Besi Donati Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4531 |