Kupa e Shqiperise/ Skenderbeu barazon me Olimpikun, Tomorri dhe Luftetari humbasin | ||||
|
Takimet e para te raundit te pare te vlefshme për Kupën e Shqipërisë ne futboll kane sjelle mjaft rezultate surprize për ekipet e superliges. Ne Yrshek skuadra e Skënderbeut nuk shkoi me shume se barazimi 2-2 përballë ekipit te kategorisë se dyte Olimpik. Dy skuadrat e tjera te superliges Luftëtari dhe Tomori pësuan humbje ne fushat kundërshtare. Gjirokastritet u munden ne Gramsh 1-0 ndërsa beratasit ne Velipojë 1-2 përballe Ades. Ne miniderbin e kryeqytetit ne kompleksin sportiv Dinamo përballe skuadrës me te njëjtën emër dhe Kamzes fituan këta te fundit 0-1. Fitoren me te thelle e arriti Lushnja 5-0 përballë Pogradecit. Ne katër takime te tjera rezultati i fiksuar ishte 0-2 Himara-Kastrioti, Iliria-Vllaznia, Butrinti-Shkumbini, dhe Terbuni-Bylis. Kukesi fitoi ne Lezhe ndaj Besëlidhjes 4-2 ndera Flamurtari arriti një rezultat te vështire ne Kuçove 1-0 ndaj Naftëtarit. Laçi shpartalloi Adriatikun ne Mamurras 3-0. Ndersa rezultati i vetëm i bardhe pa gola erdhi ne takimin Elbasani-Apolonia. Ndeshjet e kthimit do te luhen pas një jave ne 3 tetor. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6025 |