HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 01 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kupa Pavarësia/ Tirana fiton 4-0 me Otranton nga Ulqini
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 22 Nentor 2012 16:25   pdfShtypEmail

tirana_feston_gol_thumbPas oshilacioneve dhe disa rezultateve zhgënjyese, Tirana konfirmon se është kthyer në formë të mirë. Bardheblutë e drejtuar nga Alban Tafaji i japin vazhdimësi ecurisë pozitive në kampionat, duke fituar edhe në ndeshjen e vlefshme për Kupën Pavarësia.

Kryeqytetasit janë ndeshur në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës me ekipin e Otrantos, të ardhur nga qyteti shqiptar i Ulqinit në Malin e Zi.


Kjo ishte përballja që hapi turneun e Kupës Pavarësia, që në këtë vit special të përvjetorit të 100 të pavarësisë së Shqipërisë, është organizuar me pjesëmarrjen e skuadrave nga të gjitha trevat shqiptare.


Tirana dominoi me lojë dhe në fund fitoi me rezultatin 4-0, ku spikati sulmuesi Arbër Abilaliaj, me tre gola të realizuar, nga të cilët njërin me 11-metërsh.


Goli që vulosi pokerin e 24-herë kampionëve të Shqipërisë u shënua nga Sina, kur kronometri tregonte 63 minuta lojë. Me këtë fitore, kryeqytetasit siguruan një vend në gjysmëfinale, ku katër skuadrat më të mira do të ndeshen në Vlorë më 27 nëntor.


Deri më tani të kualifikuara janë Flamurtari mikpritës, Shëkndija nga Tetova dhe Tirana. Në Kukës do të përcaktohet edhe ekipi i katërt, në sfidën ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës.


Ky është edicioni i pestë i “Kupës Pavarësia”, por prej festimeve të 100-vjetorit të shtetit shqiptar, këtë vit trofeu bëhet edhe më i rëndësishëm.


busy
komente