Gjuan penallti, "çan" rrjetën! | ||||
|
Skuadra kampione Tirana, zhvilloi takimin e dyte brenda nje jave karshi skuadres se Flamurtarit. Nderkohe qe na takimin per Superkupe, kampionet arriten te dominonin dhe te fitonin kete here ishin vlonjatet qe kontrolluan gjithçka, qe nga fillimi i takimit e deri ne fund, duke zgjidhur gjithcka brenda pjeses se pare. Alvizh ishte i pari qe kaloi ne avantazh miqte, pas nje gjuajtje spektakolare jashte zones, nje goditje denimi, ku topi i ekzekutuar nga futbollisti i Flamurtarit u shoqerua vetem me sy nga Nallbani, i cili pas shtate minutash do te ndeshkohej per here te dyte nga Roshi. I riu i talentuar i skuadres vlonjate do te behej perseri protagonist ne minutat e fundit te pjeses se pare, kur fiton nje penallti, pas nje nderhyrrje te parregullt te Liles ndaj tij. Topin nga pika e bardhe e ekzekuton Zeqiri i cili "çan" rrjeten me gjuajtjen e tij te forte, duke e ndeshkuar Nallbanin per te treten here. Tirana qe kishte realizuar disa minuta me pare me ane te Abilaliaj duke ngushtuar rezultatin, do ti duhej shume per te arritur te permbyste dy gola, aq me teper kur i duhej te luante me nje lojtar me pak pas daljes nga loja me karton te kuq te Andi Liles, ne momentin e penalltise se fituar nga Roshi. Pjesa e dyte nuk solli asnje ndryshim ne rezultat. Me kete fitore Flamurtari morri revanshin e Superkupes dhe kreun e klasifikimit se bashku me Dinamon, duke lene kampionet ne fund te tabeles se bashku me Kastriotin debutues. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5539 |