Futbollistët e Gramshit të tërë në spital | ||||
|
Të gjithë lojtarët e skuadrës së Gramshit i janë drejtuar sot paradite spitalit rajonal “Xheferr Kongoli†të Elbasanit. Në fillim është krijuar një kaos në repartin e kardiologjise të këtij spitali për ndonjë urgjenc të mundshme kardiake të ndonjë futbollisti, por gjithçka ka rezultuar fallco. Lojtarët të shoqëruar dhe nga mjeku i skuadrës kishin ardhur për të bërë kontrollet kardiake të nevojshme para se dokumentacioni i tyre të dërgohet në FSHF për të bërë dhe federimet. Nga kontrollet e kryera nga mjeku kardiolog Atanias Pushi EKG dhe Eko-t e zemrës e të gjithë futbollistëve ishin në rregull me përjashtim të sulmuesit me ngjyrë James Osui. Për këtë lojtar doktori nuk dha OK dhe duke u këshilluar e me mjekun e skuadrës Gramshake ai ka dhënë udhëzimet e tija për një kontroll më të detajuar në spitalin e Tiranës. Vetëm nesër pas ekzaminimeve që do të bëjë sulmuesi në Qëndrën Universitare “Nënë Terezaâ€Â do të mësojë nëse do të marri OK-in nga mjekët për të luajtur futboll apo jo. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5068 |