Adriatik Braçe / Taullai gjeti sebep per ta ndaluar ndeshjen! | ||||
|
Kryetari i Bashkise se Ersekes Adriatik Brace ka qene shume i irrituar me vendimin e gjyqtarit Artan Taullai per te pezulluar takimin. "Taullai eshte nje gjyqtar qe gjeti sebep per ta perfunduar ndeshjen. Ai e kishte percaktuar rezultatin dhe vendosi ne ate moment. Malindi ishte ai qe duhet penalizuar pasi ai e acarroi publikun me sharrjet e tij. Taullai e pa ate qe ndodhi ne vend qe ti nxirrte karton te kuq e anashkaloje. Une e denoj dhunen dhe nuk e rekomandoj apo suportoj dicka te tille, por duhen penalizuar edhe inisiatoret. ne kete rast Malindi. Nuk justifikohet hedhja e gureve per te pezulluar takimin, pasi acarrimi i tifozerise u ul, por Taullai eshte nje usta i vjeter dhe di si te veproj", theksoi Brace Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5117 |