Pas 5 javesh,Tirana rigjen fitoren ne Fier | ||||
|
Tirana ka marre nje tre pikesh mjaft te vlefshem ne transferte perballe Apolonise duke barazuar Lacin e vendit te trete pas barazimit qe keta te fundit moren ne Durres, perballe Teutes. Ndeshja e pare e Staroves ne krye te pankines bardheblu ka rezultuar e sukseshme. Tirana e ka nisur si duhet perballe fierakeve dhe ka gjetur golin me ane te sulmuesit Sebino Plaku pas vetem 7’ minutash loje. Muka ka kryer me mjeshteri nje goditje standarte te cilen sulmuesi e ka devijuar mjaftueshem sa per te kaluar vijen fatale. Bardheblute fitojne qetesine e duhur pas ketij goli dhe nisin te administrojne fushen. Ne minute e 35’, Abraham ka krosuar ne zone nje top per Muzaken qe nuk mendohet dy here dhe me nje goditje te bukur me koke shenon golin e dyte. Pjesa e pare nuk ka histori te tjera per tu mbajtur shenim. Ne fraksionin e dyte, eshte Apolonia ajo qe kerkon te gjej golin por mbrojtja e Tiranes ne nje dite te mire nuk e ka lejuar te ndodhe. Te dy trajneret nga pankinat japin udhezimet respektive. Duhet te vinte minuta e 85’ e takimit qe gjyqtari Peza, te akordonte nje 11-metersh te dyshimte ne favor te fierakeve. Kapiteni Brkic merr persiper te gjuaj penalltine dhe arrin te ngushtoje disavantazhin. Ne minutat ne vazhdim, Tirana vuan per te mos pesuar nje tjeter gol dhe te gjithe lojtaret bardheblu kthehen ne mbrojtje per te mos lejuar ndryshimin e rezultatit. Ne fund, perfundon Apolonia 1 e Tirana 2. Apolonia: Hoxha, Shoshi, Meto (Ribaj70’) , Mujdresa, Spaho (Kelmendi 56’), Cutra, Cimili, Jevdjevic, Rakipovic, Brkic, Ogbonna(Mirovic 86’). Tr: Hasan Lika Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3426 |