Shkumbini rrezikon te denohet ashper | ||||
|
Pergjate ketij sezoni, ne kampionatet shqiptare, ne te gjitha kategorite, incidentet dhe rastet ku dhuna eshte bere protagoniste kane qene te shumta. Se fundmi, dhuna e ushtruar ndaj trajnerit te Beses, Shpetim Duro ishte nje incident i rende. Ne Peqin, kryetari i bashkise se Peqinit, Ilir Rusha zgjodhi dhunen per t’u bere personazh publik ne media duke goditur trajnerin e Beses, Shpetim Duro. Kete dhune qe eshte e perseritur ne fushen e Peqinit do ta vuaje skuadra e Shkumbinit qe pervec gjobes, pritet te denohet edhe me luajtjen e disa ndeshjeve ne fushe asnjanese ose me denimin e fushes se vet. Pritet te penalizohet edhe zv/trajneri Klodian Dervishi qe ka qene nje nga protagonistet e dhunes ndaj Duros. Federata Shqiptare e Futbollit, pas disa denimeve me radhe te fushes problematike te Peqinit, ka kerkuar bashkepunim edhe me policine lokale per te shmangur dhunen, por policia vendase edhe njehere tjeter nuk reagoi ne rastin kur trajneri i Beses u sulmua. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3807 |