Vllaznia/ Reagojne shkodranet me nje deklarate per shtyp | ||||
|
Klubi i futbollit Vllaznia, vendosi te dale ne nje komunikate per mediat, per te sqarur perfundimisht pozicionin e tij ne lidhje me ngjarjet e ndodhura ne ndeshjen e fundit me Skenderbeun. Pikerisht per te sqaruar gjithcka ka ndodhur ne kete ndeshje dhe konkretisht ne lidhje me gabimin e bere ne protokollin e ndeshjes. Sot ne oren 12:00, presidenti Valter Fushaj ka zhvilluar mbledhje me te gjithe stafin drejtues. Pasi ka degjuar secilin prej pjestareve te stafit te tij eshte arritur ne konkluzionet se: 1) Gabimi ne plotesimin e protokollit eshte bere nga zv/trajneri Esad Rakiqi. Gabimi nuk konsiston tek mosqenia e Nikes ne protokoll dhe qenia e Bales. Problemi eshte se zoti Rakiqi, gjate plotesimit te protokollit thjesht ka gabuar ne emrat e lojtareve, teksa ne vend qe te shkruante Ansi Nika, ka shkruar Arsen Sykaj. Mendojme se eshte nje gabim njerezor i ketij njeriu qe ka mbi 40 vjet si trajner. Pavarsisht nga kjo, ky gabim nuk e le jashte pergjegjesise ate. 2) Klubi i futbollit Vllaznia, mendon se FSHF-ja nuk ka motive serioze per humbjen e ndeshjes ne tavoline, sepse Nika ne fund te fundit eshte lojtar i federuar. Per kete arsye, diten e marte do te jemi prezent ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines, per te argumentur kete gabim dhe nuk mendojme se ndeshkimi do te jete ekstrem me humbjen e ndeshjes ne tavoline. 3) Nese ndodh kjo, sigurisht qe ndaj shkaktareve do te kete masa ndeshkimore, pavarisisht se konsiderohet nje gabim njerezor i nje njeriu me pervoje te madhe si trajner. 4) Gjithnje ne lidhje me gabimin e bere, te gjithe e kemi te qarte se te tilla gabime jane bere edhe ne ndeshje me te rendesishme sesa kjo. Vllaznia vete ka perfituar dy here, ndaj Dinamos vjet ne kupe dhe ndaj skuadres izraelite ne kupat e Europes, pak vite me pare, ashtu sic e kemi pesuar edhe ndaj Dinamos se Tbilisit. Kemi perfituar dy here nga keto gabime dhe shpresojme te mos e pesojme per here te dyte. 5) Diten e neserme, ne oren 14:00 do te kete edhe nje mbledhje tjeter, kete here me skuadren.
Kel Naraci
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3281 |