Enco Malindi : Tirana kudo shkon për fitore | ||||
|
Sulmuesi i Tiranës Enco Malindi ka lënë pas dëmtimin që ka pasur në këmbë dhe i është bashkangjitur ekipit në seancat stërvitore. Dje ai nuk ka luajtur në miqësoren që bardheblutë zhvilluan me skuadrën shpresa ku dhe fituan 3-1. Malindi ka pohuar për Albaniasoccer.com : “ Ndihem më mirë dhe dëmtimi më ka kaluar.Nuk kam luajtur dje në miqësore pasi nuk doja të rrezikoja. Për javën e tretë të kampionatit do jemë në dispozicion të trajnerit për trasfertën e Ersekës. Një përballje që ka vështirësitë e saj si cdo përballje tjetër, por që do kalohet me sukses nga ne. Tirana kudo që shkon për të luajtur synon dhe lufton vetëm për fitore†përfundoi prononcimin e tij sulmuesi bardheblu. Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4634 |