HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 03 Dhjetor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Erjon Vucaj: Do te jete “madheshtor” nje vend ne Evrope!
nga AlbaniaSoccer   E premte, 14 Maj 2010 07:44   pdfShtypEmail

erjon_vucaj_laci_thumbLojtari i Laçit Erjon Vucaj, i cili sezonin actual ne Kategorine Superiore luan si i huazuar nga ekipi i Vllaznine, mendon se entuziazmi qe ka mberthyer nje qytet te tere e ka ngritur shume moralin dhe njekohesisht pergjegjesine e skuadres per dy ndeshjet e fundit.

“Te gjithe qytetaret jane shume entuziaste per rezultatet dhe poziten e Lacit. Skuadra dashje pa dashje po hyn ne histori dhe nese sezoni perfundon suksesshem do te ishte me te vertete nje novele reale » u shpreh ne fillimet e bisedes se tij per Albaniasoccer.com, Erjon Vucaj I cili mendon se dy takimet e fundit jane vendimtare per vendosjen perfundimtare ne renditjen e kampionatit.

“Dy ndeshjet e fundit jane vendimtare. Ne nuk duhet te mendojme aspak se cfare mund te ndodhi me Tiranen apo Besen. Duhet ti kushtojme vemendje dy takimeve tona. Ndeshjet duhet ti marrim nje e nga nje dhe te mos jemi euforik. Fillimisht duhet te mobilizohemi duke filluar qe sot ne takimin ndaj Skenderbeut qe eshte teper i veshtire », vazhdoi 19 vjecari biseden e tij.

« Megjithate, duhet te mos harrojme se pavaresisht rezultateve dhe renditjes perfundimtare te skuadres pas ketyre dy ndeshjeve te fundit, ecuria e Lacit kete sezon duhet konsideruar nje sukses. Sigurisht, nje vend ne Kupat e Evropes do te ishte madheshtor, por mendoj se nuk duhen mohuar aspak vlerat per keto rezultate qe kemi arritur deri tani », theksoi Erjoni, i cili ndonese pati nje aktivizim te kufizuar ne ndeshjet e para, ne vazhdim prezenca dhe loja e tij kane qene nje kontribut pozitiv per skuadren. « Fillimi i kampionatit ishte pak i veshtire per vete faktin sepse nuk u aktivizova rregullisht, por ne vazhdim gjithcka morri rrjedhen e duhur dhe fillova te luaje me teper dhe prezantimi ne loje mund te them se ishte optimal per ato minuta qe kam luajtur », tregon Shkodrani i cili nuk e mohon nje rikthim te mundshem tek Vllaznia. « Aktualisht une luaj me Lacin, por jam lojtar i Vllaznise, pasi tek skuadra « bardhezi » jam i huazuar. Une nuk kam menduar akoma per te ardhmen, sepse jam i fokusuar ne keto dy ndeshjet e fundit, por si te  qendroj me Lacin apo nje rikthim ne vendlindje e te luaj per Vllaznine do te jete dicka e kendshme. Te dyja ekipet kane pjesen dhe vendin e tyre ne zemren time », perfundoi biseden e tij per Albaniasoccer.com, lojtari i Lacit Erjon Vucaj

Kel Naraci

 

 


busy
komente