Play Out/ Kastrioti-Lushnja 1-0 | ||||
|
Eshte zhvilluar sot ne stadiumin Qemal Stafa ndeshja e dyte e play out-it mes Lushnjes dhe Kastriotit. Ne prani te shume tifozeve nga te dy qytet, eshte zhvilluar nje ndeshje qe ka prodhuar shume tension, ne fushe por dhe jashte saj. Krutanet kane qene me fat, sepse kane kaluar ne epersi shume heret, qe ne minuten e 3', me ane te sulmuesit Abazaj. Ka qene nje goditje kendi, e ekzekutuar nga e djathta e sulmit krutan prej Turdiut, e cila eshte harkuar ne zonen lushnjare, ku ka goditur bukur me koke Abazaj dhe 1-0. Ka qene vetem starti takimit dhe kjo ka bere qe lushnjaret te shokohen. Pas ketij momenti lagunaret kane nisur ofensiven duke provuar me te gjitha menyrat per te barazuar rezultatin. Arbri dhe Bubeqi nuk kane mundur te kalojne mbrojtjen krutane. Per ta bere kete ka menduar kapiteni Cela qe pasi ka kaluar tre mbrojtes, eshte penguar ne zone por gjyqtari Jareci nuk e ka konsideruar 11-metersh kete rast. Pas ketij momenti kane nisur tensione dhe incidentet. Lushnjaret kane kontestuar gjate per kete rast, por asgje nuk ka ndryshuar. Edhe fraksioni I dyte I lojes ka paraqitur te njejten panorame por goli i barazimit ka munguar. Ne fund, Kastroti me golin e shenuar nga Abazaj ne minuten e trete ka arritur te siguroje bileten per te qendruar ne kategorine superiore. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4172 |