Halili: Jap 1 milione $ per Tiranen vetem nese e menaxhoj une klubin | ||||
|
Gjate mbledhjes se kryesise qe Tirana zhvilloi sot pasdite, presidenti Halili ka theksuar se eshte i gatshem te sponsorizoje i vetem skuadren bardheblu vetem nese i jepet e drejta qe te menaxhoje te gjitha te ardhurat dytesore dhe nese i japin te drejte qe te firmose ai dhe jo drejtori i klubit dhe ti menaxhoje ai parate qe derdh per skuadren. “Jam i gatshem te sponsorizoje i vetem 1 milione dollar per Tiranen, me kusht qe te menaxhoj une te ardhurat qe vine nga pjesmarrja ne kupat e Europes, te ardhurat nga biletat e gjithcka tjeter. Dua dhe te drejten e firmes, pasi nuk mund te lejoj qe parate e mia te menaxhohen nga dikush tjeter. Ne te kundert, do te depozitoj ne klub vetem 200 milione leke, aq sa parashikohet ne kontraten qe une kam me klubin si sponsor, kontrate e cila perfundon pas tre vitesh. Askush nuk me largon dot nga Tirana”, eshte shprehur Halili.
Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3919 |