Disiplina ndeshkon protagonistet e dhunes ne ndeshjet e play-out-it | ||||
|
Ka reaguar ashper ndaj dhunes ne ndeshjet e play-out-it Komisioni i Disiplines ne Federaten Shqiptare te Futbollit. Gjoba, pezullime dhe masa te ashpra per te gjithe ata qe ishin protagoniste ne incidentet e dhunshme qe i prodhuan ne dy ndeshjet Kastrioti Lushnja dhe Skenderbeu Kamza.
Ja masat disipliniore Futbollistet e Kastriotit, Erald Turdiu, Ylli Shameti dhe Renaldo Kalari si dhe lojtaret e Lushnjes, Gentian Cela, Mikel Kaloshi, Erion Kule, Griseld Dervishi dhe Erind Dhima, per goditje me grusht te kundershtarit u denuan secili me nga 10 ndeshje pezullim nga te gjitha aktivitetet dhe me nga 100 mije leke secili. Lojtaret e Lushnjes, Dorian Bubeqi dhe Alban Byzhyti, per ofendim dhe pershtyrje te arbitrit, denohen me gjashte ndeshje pezullim dhe 50 mije leke gjobe secili. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4081 |