Ylli Ndroqi merr 85% te aksioneve te skuadra e Shkumbinit dhe premton titull kampion | ||||
|
Presidenti i RTV “Ora News” dhe kompanise “Yldon” , Ylli Ndroqi ka marre sot drejtimin e skuadres se Shkumbinit. Zoti Ndroqi do te kete 85 % te aksioneve ndersa Bashkia e Peqinit do te kete 15 % te tyre.Marreveshja eshte firmosur sot paradite mes Ndroqit dhe kryetarit te Bashkise se Peqinit Ilir Rusha.Pas nenshkrimit te marreveshjes, Ylli Ndroqi garantoi se shume shpejt skuadra qe ai do te sponsorizoje do te jete pjese e skuadrave elitare ne futbollin shqipetar dhe pse jo do te pretendoje per titullin kampion. “Eshte nje nder i madh per mua qe jam pjese e kesaj skuadre. Do te bej nje investim te madh per kete skuader dhe do te organizoj kete ekip. Garantoj qe do ta nxjerr kampion Shkumbinin”, eshte shprehur Ndroqi. Nderkohe qe neser do te behet prezantimi i tij zyrtar si aksioneri dhe presidenti i skuadres peqinase. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4611 |