Europa Lige/ Laci-Dnepr Mogilev 1-1 | ||||
|
Kane qene te pafat lacianet ne ndeshjen e pare ne kompeticionet europiane pasi vetem ne minuten e dyte shtese jane ndeshkuar me nje gol qe u ka mohuar fitoren. Skuadra e drejtuar nga Stavri Nica ka zhvilluar nje ndeshje mjaft te mire dhe ne minuten e fundit te pjeses se pare ka qene Bledar Marashi ai qe ka shenuar golin e avantazhit per kurbinasit. Ne stadiumin Niko Dovana te Durresit, Laci perballe bjellruseve te te Dnepr Mogilev per asnje moment nuk ka treguar inferioritet, perkundrazi rastet e shumta per shenim nuk kane munguar. Ne pjesen e dyte, lacianet kane menduar me teper te ruajne avantazhin e arritur ne pjesen e pare dhe kane qene shume prane realizimit te ketij objektivi. Kur mendohej qe ndeshja do te perfundonte dhe pritej vetem vershellima e gjyqtarit, kurbinasit jane ndeshkuar, ashtu sic ndodh random me skuadrat shqipetare ne perfaqesimet europiane, ne minuten e dyte shtese. Ka qene Dimitri Turlin ai qe shenoi golin e barazimit per bjellruset duke i prishur festen tifozeve te shumte te ardhur nga Laci ne stadiumin e Durresit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4190 |