Flamurtari/ Gjika heq dore nga merkato me lojtare te huaj | ||||
|
Flamurtari ka zgjedhur te heqe dore perfundimisht nga merkato jashte vendit. Presidenti Gjika ka zgjedhur qe kete sezon dhe ne te ardhmen, skuadren vlonjate ta formoje me futbolliste nga vendi. Drejtuesit e Flamurtarit jane bindur perfundimisht se lojtaret kroat apo dhe ata Brazilian nuk jane zgjidhja e duhur. Gjika eshte shprehur se ai do te afroje ne skuader lojtaret me te mire nga kategoria superiore. Pasi ka afruar Daniel Xhafen apo Devollin, presidenti i Flamurtarit tani pritet te riktheje ne Vlore Devi Muken, apo dhe ti rrembeje Tiranes Sebino Plakun. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3465 |