Kategoria Superiore / Kastrioti-Vllaznia 0-0 | ||||
|
Vllaznia nuk mban hapin e Flamurtarit dhe mund te jete me fat qe arriti te marre nje pike ne stadjumin Kastrioti. Ekipi shkodranë nuk ka arritur te rrezikojne porten krutane. Pjesa e pare ka qene shume e dobet nga te dyja anet. Si tifozet e paket ne shkallet e stadjumit ashtu edhe ato qe e kane ndjekur ndeshjen ne ekranet e televizoreve kane pare nje spektakel, nese mund te quhet keshtu, shume te dobet. Me fillimin e pjeses se dyte duket sikur ndryshoj diçka sidomos ne radhet e Vllaznise me hyrjen ne fushe te Jovanovic dhe Sinanit, levizje kjo qe Radonjiç e beri edhe kunder Bylisit kur dy sulmuesit shenuan nga nje gol duke i dhene fitoren kuqebluve. Kete here sulmuesit ne fjale nuk arriten te shenonin dhe ti jepnin fitoren ekipit te tyre. Do te ishte Kastrioti qe do te kishte disa raste, por edhe ato pa rrezikshmerine e duhur. Rezultati 0-0 ishte me i drejti per nje ndeshje shume te dobet e kondicjonuar ndoshta edhe nga temperatura e larte dhe sigurisht nga defektet e reparteve sulmuese te te dyja ekipeve. Kastrioti: Argent Halilaj, Fatmir Caca, Zora, Liridon Leci (83’ Rigers Hoxha), Erjon Haki Xhafa, Roberto Alviz, Matko Djarmati, Elton Mucollari, Kenan Ragipoviç (63’ Bakovic), Guido Tepshi (53’ Kelvin Jushi), Ivan Babic Trajner: Ramadan Ndreu Vllaznia: Miroslav Vujadinovic, Dritan Smajli, Ervis Kraja (87’ Liridon Kukaj), Arsen Sykaj, Blazo Rajovic, Edon Hasani (62’ Vioresin Sinani), Amarildo Belisha, Armando Vajushi, Olsi Gocaj, Ari Djepaxhia, Daniel Jumic (46’ Marko Jovanovic) Trajner: Mojash Radonjic Karton te Vedhe: 23’ Ivan Babic, 45’ Erjon Haki Xhafa/ 13' Ervis Kraja, 26' Blazo Rajovic, 37' Ari Djepaxhia, 75' Miroslav Vujadinovic Arbiter: Elvis Peza Tifoze: 600 Minutat me pikante te ndeshjes: Minuta e 87: Del Kraja hyn Kukaj Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3572 |