Gugash Magani: Vlejne tri piket, tani te ruajme kreun | ||||
|
Ne perfundim te ndeshjes me Bylisin, trajneri i Flamurtarit Gugash Magani i eshte gezuar tre pikeshit te fituar ne kete takim. Tekniku ka gjetur te kujtoje lojtaret e tij qe edhe pse tashme jane ne vendin e pare ne klasifikim, nuk ka vend per tu bere euforik. “Kemi fituar një ndeshje të veshtire edhe pse ne pamje te pare dikush e ka menduar te lehte. Edhe me pare e kisha thene qe Bylis kerkon vemendje dhe vlersim. Ne pjesen e pare kemi luajtur ne gjysemfushen e Bylist, por kundershtari u mbrojt shume mire duke mos krijuar hapsira ne mbrojtje. Kjo na vuri ne veshtiresi dhe beri qe lojtaret te mos ishin te qete para portes. Në pjesën e dyte ndryshuam ritem dhe lojtaret ishin me te perqendruar. Goli na solli ne moralin e duhur dhe arritem te administrojme me pas rezultatin.Mund te kishim shenuar serish por megjithate jam i kenaqur nga tre pikeshi, cka kishte mjaft rendesi ne kete ndeshje. Jemi ne krye te klasifikimit dhe nuk ka nevoje qe te behemi euforik. Veshtiresia e kampionatit tashme sa vjen e rritet”, eshte shprehur Magani. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3336 |