Sulejman Starova: Nese do kishim finalizuar rastet e krijuara, nuk do te vuanim | ||||
|
Trajneri i Tiranes Sulejman Starova i gezohet tre pikeve, por gjithashtu gjen rastin te kritikoje sulmuesit qe nuk finalizuan rastet e krijuara, cka beri qe bardheblute te duronin presionin e Lacit deri ne minutat e fundit te lojes. “E kisha parashikuar qe do te ishte e veshtire perballe Lacit, por nuk duhet te kishim lejuar qe te vuanim keshtu per 90-minuta. Duhet te kishim mbyllur ndeshjen qe ne fillim te pjeses se dyte pasi rastet per shenim i kishim te shumta. Tani na duhet te mendojme per ndeshjen e rradhes. E rendesishme eshte qe po permiresohemi nga java ne jave dhe pozitive gjithashtu eshte se kete jave u ndalen rivalet tane”, eshte shprehur Starova. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3324 |