Besa/ Stadium “Besa” hap dyert, Bizhdili rikthen tifozet | ||||
|
Diten e sotme presidenti i Beses Nexhat Bizhdili ka paguar “gjoben”, prej 24-milione lekesh te vjetra, ne FSHF duke hequr keshtu denimin prej dy ndeshjesh pa tifoze qe i kishte mbetur Beses. Ne dy ndeshjet e radhes qe do te luaje brenda ne fushen e saj, me Vllaznine dhe me Tiranen Besa do te kete mbeshtetjen e tifozeve te saj. Per dy ndeshje me rradhe me Flamurtarin dhe me Teuten skuadra kavajase nuk ka patur mbeshtetjen e tifozeve nga shkallet e stadiumit. Tashme ky denim eshte hequr nga presidenti Bizhdili, i cili ka plotesuar deshiren e qindra-mijera tifozeve qe deshirojne te ndjekin nga afer ekipin e tyre te zemres. Ndeshjen e se shtunes ndaj Vllaznise pritet qe ne shkallet e stadiumit “Besa” te kete nje numer te konsiderueshem tifozesh kavajas. Andi Kodra Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3442 |