Gugash Magani: Gabuam dhe u ndeshkuam, por ne jemi pretendente per titull | ||||
|
Trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani ka dale i humbur ne shtepine e tij, ne stadiumin ku ka qene per shume vite kapiten i Shkumbinit. Ai pranon se humbja ka ardhur nga gabimet e skuadres se tij qe mund te ishin eleminuar. Magani nuk heq dore nga pretendimet per titull edhe pse ka dale pa pike nga kjo ndeshje. “Nuk e kishim parashikuar kete humbje dhe nuk e prisnim te ndodhte keshtu. U mundem per disa gabime tonat qe duhet ti kishim eleminuar. Futbolli i ka keto gjera dhe nuk mund ti shmangesh. Gjithsesi edhe pse dolem pa pike nga kjo ndeshje, Flamurtari eshte nje skuader qe do te tentoje fitimin e titullit kampion”, eshte shprehur trajneri i Flamurtarit Gugash Magani. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3772 |