Shkumbini/ Presidenti Ndroqi koktej dhe festime për ekipin | ||||
|
Ditën e sotme ekipi i Shkumbinit ka festuar fitoren e arritur ndaj Vllaznisë pak ditë më parë. Stërvitja është zhvilluar paradite në Peqin, ndërkohë që rreth orës 20:00 të mbrëmjes ekipi ka udhëtuar drejt Tiranës ku është organizuar një koktej dhe një mbremje nga presidenti i kësaj skuadre. I gjithë ekipi ka marrë pjesë në këtë festë, ndërkohë që mbrëmja ka qënë e gjatë, teksa lojtarët peqinas kanë festuar deri në orët e vona në një nga Pub-et më të njohura në kryeqytet, "Mumja". Presidenti Ndroqi ka qënë ai i cili ka organizuar gjithë këtë festë për ekipin e tij, ndërsa vetë lojtarët peqinas janë kënaqur pa masë. Asnjëherë më parë nuk ishte organizuar një festë e tillë për një fitore kampionati. Mbrëmja ka kaluar në Tiranë, ndërsa mbas kësaj feste, ekipi do t'i rikthehet sërsih stërvitjes ditën e marte. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3514 |