Elvi Fundo: Te gjitha te ardhurat e ndeshjes Skenderbeu-Shkumbini per te permbyturit ne Shkoder | ||||
|
Drejtuesit e Skenderbeut, njerit prej klubeve me te pasur ne Shqiperi duke pare situaten e keqe ku jane qytetaret e Shkodres kane menduar qe te gjitha te ardhurat e ndeshjes qe do luhet te dielen midis Skenderbeut dhe Shkumbinit te shkojne per bamiresi ne Shkoder. Zevendes presidenti i ekipit te Skenderbeut, Elvi Fundo ka deklaruar: “Duke pare fatkeqsine qe po ndodh ne Shkoder kemi menduar qe te gjitha te ardhurat financiare qe do vine nga ndeshja Skenderbeu-Shkumbini te shkojne ne qytetin e Shkodres. Ne jemi ekipi i pare ne Shqiperi qe bejme nje gje te tille dhe shpresojm qe te gjithe drejtuesit e klubeve te tjera te bejne te njejten gje per te ndhmuar vllezrit dhe motrat tona ne ate zone. I ftoj ne emer te klubit te gjithe tifozet e Skenderbeut te vine te dielen ne stadium jo vetem per te pare ndeshjen e futbollit, por te ndimojne ne nje menyre dhe ata njerez qe me shume se kurre duan ndihmen tone”.
“Si kemi deklaruar ne fillim te sezonit ne luftojme ne dy fronte kampionat dhe kupe. Synimi yne kryesor eshte kupa dhe shpresojme qe neser do ja dalim”.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5024 |