Stivi Frasheri: Jane turp akuzat qe me behen | ||||
|
Pas ndeshjes ku Bylisi ka barazuar 1-1 ndaj Tiranes ne fushen e vet, mediat kane filluar te shkruajne lajme te qena dhe te paqena per portierin e kombetares U21 Stivi Frasheri, i cili ne kampionatin Shqipetar mbron ngjyrat bardhekuq te Bylisit. Pas lajmeve qe ishin publikuar ne shtypin sportiv vendas , Stivi Frasheri shprehet per "Albaniasoccer.com" : "Ishin nje zhgenjim total per mua shkrimet e botuara neper gazetat sportive ne vend. Une bera te pamunduren ne ndeshjen me Tiranen duke pritur gjuajtje te rrezikshme ne brendesi te zones dhe duke ndaluar tri here sulmuesit e Tiranes ne rastet kur keta te fundit kane qene vetem per vetem me mua. Nuk e di sesi gazetaret marrin persiper te me prishin imazhin sepse une po luaj ne formen time me te mire ne keto ndeshje qe jane jete a vdekje ne ekipin ku une luaj. Shpresoj qe gazetaret e shtypit te shkruar sportiv te shohin pamjet televizive njehere, ne qofte se nuk me kane pare "LIVE" ne stadium dhe me pas te botojne shkrime per mua", ka permbyllur shume i indinjuar per situaten gardiani i portes ballshiote, Stivi Frasheri. Besi Donati Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3762 |