Perparim Daiu : Shpresoja per me teper, humbja me zhgenjeu | ||||
|
Trajneri kavajas i Shkumbinit Perpairm Daiu ne fundin e ndeshjes ishte shume i pakenaqur me lojen qe ekipi i tij zhvilloi. Daiu, i cili e drejtoi Besen perpara se te vinte Gerd Haxhiu konfrimoi se loja e sotme e ka bindur se cilet lojtare do te largoje ne merakton e janarit. “Me vjen keq qe e humbem kete ndeshje, sepse shpresoja qe mund te merrnim nje rezultat pozitiv. Nuk jam i kenaqur me lojen e ekipit dhe mendoj se lojtaret mund te kishin bere me shume. Nuk ishim ne diten tone me te mire. Ne qofte se do te kishim zhvilluar nje loje kolektive mund te kishim shenuar me shume. Kjo ndeshje sherbeu edhe si nje prove e fundit per lojtaret ne menyre qe une te kem nje ide me te qarte se cilet do te largoj. Nga kjo ndeshje u binda se disa nga lojtaret e Shkumbinit nuk e meritojne kete fanelle dhe ne janar do te kete disa largime. Duhet ta shohim me shume seriozitet merkaton per te ndertuar nje ekip konkurrues dhe sigurisht me te forte”,- mbylli deklaraten e tij trajneri i Shkumbinit Perparim Daiu. Alban Kodra Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3271 |