Atmosferë “grand†para ndeshjes më Besën | ||||
|
Trajneri Agim Canaj ka zhvilluar stërvitjen e fundit sot në orën 15:30 në orarin që do të luhet dhe ndeshja me Besën. Seanca stërvitore ka zgjatur afro një orë. Të gjithë lojtarët kanë qenë të pranishëm dhe nuk do të ketë mungesa për arsye kartonash ose dëmtimesh. Një numër i madh tifozësh kanë ndjekur nga afër stërvitjen e idhujve të tyre dhe kanë premtuar një atmosferë festive për ndeshjen e neserme. Kryetifozi i Gramozit, Teli është shpehur për Albaniasoccer.com se : “Do jemi në një numër shumë të madh nesër në shkallët e stadiumit për të mbështetur skuadrën tonë të zemrës. Do jemi lojtari i dymbëdhjetë. Kemi menduar e shumë surpriza për këtë përballje me kryesuesit e Superligës. Do ta mbështesim Gramozin dhe do mundohemi ta vemë në trysni skuadrën mike brënda rregullave te futbollit në mënyrë që ta ndihmojmë sa më shumë ekipin tonë të zemrës. Nesër në stadiumin e Gramozit do të jetë një atmosferë “Grandâ€, ka përfunduar prononcimin e tij kryetifozi i skuadrës kolonjare. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4415 |