Kategoria Superiore/ Skenderbeu-Bylis 2-0 | ||||
|
Skenderbeu nuk i ndahet Flamurtarit. Sot ka fituar ne Korce me Bylisin me rezultatin e paster 2-0. Shkembi ne minuten e 3 nga pika e bardhe e penalltise dhe Muzaka ne minuten e 17 i kane dhene fitoren Skenderbeut qe tani pret supersfiden me Tiranen qe do luhet ne 3 shkurt. Praktikisht, ndeshja ka filluar me epersine e Skenderbeut, qe eshte krejt i cliruar ne minutat e pastajme, pa e vene per asnje moment ne rrezik suksesin 3-pikesh ne javen e 18-te te kampionatit. Duhej te vinte minuta e 19-te, qe Skenderbeu ta dyfishtonte epersine, me ane te mberriturit ne Korce ne merkaton e dimrit, Gjergji Muzaka. Ish-lojtari i Dinamos ka debutuar kesisoji me gol, me fanellen kuqebardhe, ne ndeshjen e pare zyrtare me juglindoret. Nuk ka patur shume histori vec dy kartonave te kuq per miqte qe kane bere Bylisin te perfundoje ndeshjen me tete lojtare. Skenderbeu ka humbur raste te panumerta ne pjesen e dyte dhe ndeshja ka perfunduar me rezultatin 2-0. Me kete fitore, Skenderbeu vijon te ruaje vendin e dyte te renditje, ndersa Bylis mbetet i parafundit ne klasifikim, ne kuoten e 15 pikeve, aq sa ka edher Besa, qe do te luaje te dielen ne shtepi, ndaj Elbasanit te vendit te fundit, ne kuoten e 9 pikeve. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4576 |