Nevil Dede: Une e gjeta gati Tiranen | ||||
|
Trajneri i Tiranes Nevil Dede flet per ecurine e Tiranes dhe ne monologun e tij u shpreh se ecuria e mire e ekipit te tij nuk erdhi vetem per shkak te ardhjes se tij ne krye si trajner, por nga nje sere faktoresh pozitiv. Ai u shpreh: "Mirekuptimi brenda drejtuesve te klubit, pagesat e rregullta te lojtareve, grupit te krijuar nga ish-trajneri Sulejman Starova e kane bere me te lehte punen time. Ndikimi im ka te bej me futjen ne skuader te nje fryme te re dhe mosha ime e re ne ekipin e Tiranes e ben me te lehte detyren. Po ashtu afrimi dhe i aktivizimit te te rinjve si i 19-te vjecarit Morina nga grupmoshat e Tiranes. Padyshim nje merite kryesore ka Presidenti per keto blerje te shkelqyera te kesaj faze te dyte. Une shpresoj ta menaxhoj me se mire kete grup dhe kete situate te mire, por dhe lojtaret duhet te zbresin ne fushe me kembe ne toke dhe duhet te mos jene shume euforik. Ne ekipin tone do te luajne ata qe kane rendimentin me te mire ne stervitje. Une jam i kenaqur qe kam nje grup lojtaresh kaq te talentuar dhe besoj shume qe do te vazhdojme me keto rezultate dhe do te mundim dhe neser rivalin tone direkt tashme me shume perforcime Skenderbeun", perfundoi trajneri i Tiranes qe do te perballet me skuadren qe ai filloi sezonin si zevendes trajner.. Skerdilaid Sulozeqi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3657 |