Kategoria Superiore / Tirana - Besa 0-0 | ||||
|
Sot ne kete kohe shume te bukur me diell ne oren 13:00 ne stadiumin "Selman Stermasi" ne Tirane u luajt takimi i javes se 19 te kampionatit Shqipetar, Tirana-Besa. Loja nisi qetesisht nga te dyja ekipet ku Besa mundohet te sulmoje nga krahet por pa sukses. Ajo qe spikati me teper ishte rrezikshmeria e Dos Santos dhe nxjerrja e kartonave te verdhe, ku pati me teper faulle dhe ndeshkime sesa aksione te rrezikshme perpara portave respektive. Nje gjuajtje e Mihanit dhe nje e bales perpara perfundimit te pjeses se pare ishin shume pak per nje takim i cili pritej te ishte ne nje nivel me te larte. Keshtu mbyllet kjo pjese e pare pa raste te pastra dhe me shume faulla dhe nderprerje nga te dyja palet. Pjesa e dyte nis vrullshem me sulme nga krahet nga te dyja ekipet. Ajo qe spikat eshte se pas 10 minutave te para besa detyrohet te luaje me nje lojtar me pak pasi kapiteni Poci ndeshkohet me kartonin e dyte te verdhe dhe kapiteni i skuadres kavajase detyrohet te lere fushen e lojes. Trajneri haxhiu e ka kontenstuar rrepte kete vendim te gjyqtarit, por pa asnje ndryshim. Edhe zevendesimet e kryera nuk sollen ndonje ndryshim ne rezultat, kjo edhe per vete faktin se acarrimet midis lojtareve te te dyja ekipeve vazhduan deri ne minutat e fundit te takimit. Nje karton tjeter i kuq per Lazarevskin e detyroi skuadren kavajase te luante me 9-te lojtare. Gjyqtari nxjerr edhe 2 kartona te tjere te kuq per Tiranen duke i detyruar skuadrat te mbyllin lojen me nga 9 lojtare Keshtu mbyllet kjo ndeshje episodike teper e ashper me shume kartona te verdhe dhe me rekord kartonash te kuq me 4 te tille duke thene se Besa ka bere nje ndeshje shume te mire Skerdilaid Sulozeqi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4209 |