Ilir Daja: Presidenca kerkoi te me bente formacionin | ||||
|
Dje presidenca e Dinamos e ka shkarkuar trajnerin Ilir Daja dhe nje dite me vone ai ka folur per rremujen qe ekziston ne kete klub. Daja ka akuzuar presidencen duke folur per nderhyrjet qe ata kane bere ne formacion. “Jam takuar dje ne darke me zv/ presidentin e dinamos. Me thane te behesha drejtor teknik e te leja postin e trajnerit. Nuk e pranova sepse nuk mund te bashkepunoj me te tille president. Nuk me kane paguar, nuk me kane ulur per te bere nje kontrate normale. Si rralle here si pjestar i familjes dinamovite e pranova per te bere dicka te mire per Dinamon. Nuk rezultoi te ishte keshtu sepse kerkuan te me nderhyjne ne formacion. Kisha deshire te kontribuoja per Dinamon por nuk shkoi ashtu. Une dola ne shtyp dhe thashe te paguhen lojtaret dhe aty u krisen marrdheniet. Ne skuader ka gjashte lojtare qe nuk jane paguar nga korriku dhe kjo ka bere te jene gjerat rremuje. Aty mungojne financat por une jam i kenaqur vetem me lojtaret. Kerkuan ti bejne rremuje ne formacion duke me thene te nxirrja Pishen ne krahun e djathte, Punticanin po ashtu per te justifikuar blerjet e gabuara qe kane bere e nuk jane lojtare per Dinamon. Kjo ndodhi pas ndeshjes me Elbasanin. Te gjithe presidentet nderhyje tek trajneret, por kjo eshte faji i trajnereve qe i lejojne te ndikojne ne formacion. Mendojne se duke qene te sukseshem me biznes mendojne se i dine te gjitha. Nuk eshte keshtu”, ka deklaruar nje dite pas shkarkimit nga puna trajneri i Dinamos Ilir Daja. Enea Shtrepi
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4389 |