Kategoria Superiore / Vllaznia - Tirana 0-0 | ||||
|
Sot ne oren 14:00 u luajt supersfida e kesaj jave, ndeshja midis vendit te trete ne renditje te klasifikimit Vllaznise dhe ndjekeses se saj te vendit te katert Tiranes nen hijen e mbi 6-7 mije tifozeve shkodran dhe me pak se 100 ultrasve Fanatics te Tiranes ne stadiumin "Loro Borici". Loja nisi e qete nga te dyja skuadrat ku me shume po studionin pikat e dobeta dhe te forta te njera-tjetres. Ne minuten e 10-te Vllaznia pas nje sulmi frontal me Shtubinen, Vajushin dhe Sukjen ky i fundit ben nje gjuajtje te bukur por topi perfundon jashte. Ne vijimesi Vllaznia sulmon por Pashaj dhe Osmani treguan qe jane mbrojtesa te afirmuar. Nderkohe dhe Tirana u mundua disa here te kunderpergjigjej me Hyken ne krahe dhe Andi Lilen ne qender te mesfushes por pa sukses. Ne minuten e 35-te mbrojtesi serb i Vllaznise ben nje nderhyrje te ashper ne dem te Likes dhe gjyqtari e ndeshkon me karton te verdhe .Pa shume raste te tjera, mbyllet pjesa e pare. Pjesa e dyte fillon vrullshem me sulme e kundersulme nga te dyja skuadrat por skuadra vendase ishte shume me kembengulese me te perhershmin Vajushi dhe sulmuesin tjeter 25 vjecar te rikthyerin Sukaj qe me fuqine e tij fizike dhe tekniken per tu admiruar mbetej rrezik i perhershem per kryeqytetasit. Nuk mund te harrojme ketu dhe nigerianin Abraham qe ishte shume i levizshem nga krahu i majte,nderkohe dhe Tirana mundohej te kunderpergjigjej me Liken, Lilen, Hyken e Pejic por ky i fundit ishte komplet jashte forme. Vllaznia pati nje epersi te lehte ndaj 24-here kampioneve, ku duket edhe ne 10 goditjet nga kendi te ekzekutuara nga vendasit dhe nje shtylle pas nje goditje te shpejte te Sukajt ne hyrje te zones, qe u shoqerua vetem me sy nga portieri Lika. Keshtu mbyllet ne barazim pa gola ky takim i mirepritur . Skerdilaid Sulozeqi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3928 |