Besa / Drejtuesit i druhen prapaskenave Bylis-Elbasani | ||||
|
Nga kampi i Beses na bejne te ditur se ata i druhen shume nje skenari te kurdisur nga presidenti ballshiot Besnik Kapllanaj. Ata shprehen se kane te dhena qe drejtuesit e Bylisit kane bere nje pakt me Arben Lazen dhe me futbollistet e Elbasanit. Mendohet se ata kane dhene favore financiare drejtuesave dhe lojtareve te Elbasanit per te ndalur Besen. Ky skenar eshte ne disfavor te Beses dhe i demton drejtperdrejte ata ne luften per mbijetese. Ne qofte se vertetohet ky dyshim, ky do ishte nje skandal i madh dhe ne nuk do ta lihet me kaq nga drejtuesit e Beses, por do te ndermerren te gjitha hapat ligjore per ta ndjekur kete ceshtje. Besa shkon ne Elbasan pa disa nga lojtaret me kryesore te saj. Nga ana tjeter nuk duhet harruar qe te njejtat hipoteza qe ngre Besa per Bylisin dhe drejtuesit e saj i ka ngritur edhe Bylis per presidentin e Beses Bizhdili. Pra, diskutohet per nje lufte favoresh midis drejtuesave te skuadrave dhe kompromiseve te tyre qe ka qene gjithnje subjekt ordiner i futbollit shqiptar dhe vazhdon te jete. Skerdilaid Sulozeqi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3787 |